Negociatat për rritjen e pagës minimale vijojnë, nuk dihet se sa do të jetë rritja

Vijojnë bisedimet me të gjitha palët e prekura për rritjen e pagës minimale e cila momentalisht arrin 12.507 denarë, njofton Koha.mk

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska sot deklaroi se në momentin që do të ketë qëndrim përfundimtar për këtë, opinioni do të informohet në kohë.

“Kur të kemi qëndrim përfundimtar dhe se cila do të jetë shuma, do ta njoftojmë opinionin, të mos kalkulojmë me shuma derisa nuk është përcaktuar qartë”. deklaroi Carovska duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës së sotme në kopshtin “8 Prilli” në komunën Shuto Orizarë të Shkupit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu