Netanyahu zotohet se do të aneksojë të gjitha vendbanimet palestineze në Bregun Perëndimor

Kryeministri izraelit ka përsëritur premtimin për të aneksuar të gjitha vendbanimet në Bregun Perëndimor të okupuar, ka bërë të ditur gazeta Jerusalem Post, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nuk do të ketë më asnjë çrrënjosje (të vendbanimeve)”, tha Benjamin Netanyahu në një ceremoni të hapjes së vitit shkollor në vendbanimin Elkana në Bregun Perëndimor.

“Me ndihmën e Zotit, ne do të zbatojmë sovranitetin hebraik në të gjitha vendbanimet, si pjesë e tokës së Izraelit dhe si pjesë e shtetit të Izraelit”, tha ai.

Rreth 650.000 kolonë hebrenj aktualisht jetojnë në më shumë se 100 vendbanime të ndërtuara që nga viti 1967, kur Izraeli okupoi Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Palestinezët kërkojnë këto vendbanime, bashkë me Rripin e Gazës, që të krijojnë shtetit palestinez në të ardhmen.

Ligji ndërkombëtar i konsideron Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të okupuara”, duke i konsideruar si joligjore të gjitha aktivitetet izraelite për ndërtimin e vendbanimeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu