Nga sulmuesit më të mirët në botë, nuk do e besoni jetën që bën Edison Kavani (FOTO)

Sulmuesi i PSG-së, Edison Kavani është një nga bomberat më të mirë për momentin në gjithë botën e futbollit pasi me golat e tij po udhëheq parisienët drejt sukseseve.

Ai është gjithashtu edhe një nga futbollistët më të paguar pasi përfiton plot 13 milionë euro në sezon, por mënyra e tij e jetesës nuk i ngjason aspak një milioneri.

Këtë gjë e ka dëshmuar edhe gjatë një vizite në vendlindjen e tij, Salto, ku është shfaqur si çdo uruguaian tjetër.

Kavani është parë i veshur si çdo banor tjetër i Saltos dhe duke e përdorur transportin publik rrugës për në Montevideo, për t’iu bashkuar shokëve në ekipin kombëtar.

Si duket, paraja për të nuk është gjithçka, teksa ai dhe familja e tij, kane hequr dorë nga luksi duke jetuar njësoj si banorët e tjerë të Uruguait.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu