Një klub i madh i gatshëm të paguajë klauzolën 50 mln euro për Elseid Hysaj

Emri i Elseid Hysaj është bërë mjaft i njohur në arenën ndërkombëtare, ku ekipe të mëdha europiane kanë shfaqur interes për mbrojtësin e Napolit.

Gazetari Raffaele Auriemma shkruan në “Tuttosport” se një klub i madh evropian është i gatshëm të paguajë klauzolën pre j50 milion eurosh për shqiptarin.

“Në verën e vitit 2017 Hysaj u ble nga Napoli për vetëm 5 milion euro, ndërsa tani ai ka një klauzolë prej 50 milion eurosh te Napoli. Klauzola është e vlefshme deri në datën 15 korrik dhe agjenti i tij, Mario Giuffredi, i ka bërë të ditur këtë gjë klubit. Ai i ka thënë gjithashtu se një klub i madh evropian është i gatshëm te investojë këtë shifër për shërbimet e mbrojtësit të djathë të Napolit”, shkruan gazetari i “Tuttosport”.

Emri i klubit nuk bëhet i ditur, por për Hysajn është përfolur se janë të interesuara ekipe si Bayern Munchen dhe Chelsea.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu