Një tifoz shqiptar kundër 25 mijë ukrainasve në Kiev

Vetëm një tifoz shqiptar u ul në tribunën që i rezervohej tifozëve udhëtues në stadiumin “Olimpiysky” të Kievit.

Mediave ukrainase u ka rënë në sy sjellja e këtij tifozi i cili nuk ngurroi edhe të hapte menjëherë një flamur shqiptar në shkallaret e tribunës ku ai ishte “zot” gjatë 90 minutave.

Tifozi shqiptar që kishte blerë biletën për këtë sfidë, ishte i vetëm përballë 24892 tifozëve ukrainas që ndoqën këtë takim në shkallaret e stadiumit “Olimpiysky”, sipas të dhënave zyrtare të klubit mbi ata që kishin prerë biletën për këtë sfidë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu