Nuk ka bukë për Çavkov!

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1  sot ka filluar seanca kryesore për rastin “27 Prilli” në lidhje me sulmin në Kuvend.

Në mesin e të akuzuarve është edhe Mitko Çavkov, për të cilin si duket  nuk po ecën dita si është më mirë. Përkundër refuzimit të kërkesës së avokatit të tij për të anular seancën, në pauzën njëorëshe për drekë, për Çavkov nuk kishte buk as në lokalin afër Gjykatës.

Më pas  bashkëshortja e Çavkovit u detyrua të shkojë të sjellë buk nga një lokal tjetër më i largët. Çavkov me shumë vonesë, por më në fund arriti ti “fryej brinjët” para se të kthehet në seancë./InfoShqip.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu