Nuk pëlqehet nofka që ia kanë vënë tifozët Xhakës, propozimi i gazetarëve britanikë është interesant

Granit Xhakës nuk i ka pëlqyer shumë nofka që ia kanë vënë një grup i tifozëve të Arsenalit.

Mesfushori shqiptar ka lënë përshtypje jashtëzakonisht të mira që nga arritja në Emirates nga Borussia Monchengladbachu, falë angazhimit të tij në fushë, luftës fizikë dhe goditjeve të fuqishme nga distanca.

24-vjeçari ka shënuar edhe dy gola të bukur nga largësia, ndërsa sa herë që ndodhet në afërsi të zonës kundërshtare, tifozët i bërtasin ‘shoooooot’, pasi duan të shohin një tjetër gol të bukur.

Megjithatë, nofka që ia kanë zgjedhur një grup i tifozëve të Arsenalit, ‘Xhakaboom’, nuk është se pëlqehet në masë të madhe.

Mediat britanike kanë propozuar që ta thërrasin ‘Rock’ duke u bazuar në emrin e tij në shqip, transmeton Telegrafi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu