Valverde mendon se Messi është më i miri i të gjitha kohërave.
Ndeshja me Sevillan do të jetë e veçantë për Lionel Messin, që do të kapë shifrën e 600 paraqitjeve me fanellën e Barcelonës, shkruan Gazeta Express.
30 vjeçari bëri paraqitjen e parë me katalunasit në tetor të vitit 2004 duke u shndërruar në një ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit.
Messi ka shënuar 523 gola për Barçën në të gjitha garat – golin e parë e realizoi kundër Albacetes në maj në vitin 2005.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, para ndeshjes së 600 të argjentinasit, pati vetëm fjalë të mira për Messin, teksa nuk beson se do të lind një tjetër lojtar si pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.
“Nuk besoj se ndonjëherë do të ketë një tjetër lojtar si ai, është më i miri në histori”, ka thënë Valverde.










