Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV), ka inspektuar vendin ku lopa e ngordhur u gjet përgjatë lumit Vardar në Shkup, dhe nuk është konfirmuar përfundimi se nuk ka shenjë identifikimi mbi të cilën mund të përcaktohet pronësia dhe rajoni i origjinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informohet nga AUV, veterinari ka vizituar vendin dhe ka bërë një shqyrtim në bazë të një thirrje nga Qendra për menaxhim me kriza, duke vepruar sipas kërkesës së një qytetari që pranë lumit Vardar ka kafshë të ngordhur – lopë.
“Me kontrollën është konstatuar se kafsha e ngordhur nuk ka shenjë identifikimi – një vëth në vesh mbi të cilën mund të përcaktohet pronësia dhe rajoni i origjinës. Veterineri zyrtar i stacionit për trajtim human të kafshëve ka caktuar një masë për kryerjen e një dezinfektimi të plotë lumit Vardar për të parandaluar një përhapje të mundshme të sëmundjeve infektive”, tha AUV.
Në bashkëpunim me brigadën për mbrojtjen nga zjarri dhe ndërmarrjes komunale, kafsha e ngordhur është larguar nga lumi Vardar dhe është dorëzuar në deponinë Drislla. /Telegrafi/