Pacolli ‘ultimatum’ autoriteteve të Maqedonisë për garazhet në Çair: Nëse nuk sigurohet leja deri në korrik, investimi bëhet jo interesant

Biznismeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, i cili mori përsipër të investojë ndërtimin e garazheve në Çair, por që ende nuk kanë filluar punimet, për TV21 ka treguar se pse ka vonesa në këtë projekt.

Ai thotë se gjithçka ka ngecur te Komuna e Çairit.

E potencon se vonesa është e tepërt, prandaj thotë se nëse deri në korrik të vitit të ardhshëm nuk pajisen me lejen për ndërtim, investimi bëhet jo interesant për të.

Ne jemi ende në pritje të lejeve për zbatimin e projektit. Ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet dhe shpresojmë që edhe pala komunale ta bëjë punën e saj sa më shpejt. Kjo vonesë e tepërt ka filluar të ndryshojë edhe planet tona. Shpresojmë që deri në korrik të vitit të ardhshëm të pajisemi me leje të nevojshme në të kundërt investimi do të bëhet jo interesant për ne. Pandemia tani ka përfunduar dhe nuk ka arsye për vonesa të mëtejshme.
B.Pacolli”, qëndron në përgjigjen e Pacollit për TV21.

Ndërkaq garazhet në fjalë janë bërë mollë sherri mes funksionarëve të vendit, për atë se kush është fajtor që nuk po nisin punimet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu