Paga minimale, rritje jo reale për qytetarët, Baushi: Kjo rritje është sa për të shuar zjarret sociale

Rritja e pagës minimale në 20.175 denarë nuk është e mjaftueshme thonë disa qytetarë të cilët i anketuam. Thonë se është jo reale në krahasim me shtrenjtimin e jetesës.

Nuk është e mjaftueshme. Duhet të rriten rrogat për të mbajtur rininë këtu sepse përndryshe do të ikin të gjithë. Si ka filluar ky trend nuk do të ndalen. Duhet të mundësohen kushte për punë dhe rroga më të mira.

As nuk është rritje reale as që do të jetë. Mua më intereson pensioni minimal sepse me të vërtetë nuk ka logjikë të jetohet me kaq pensione të ulëta e jo më me rroga.

Nuk besoj sepse njerëzit duhet të paguajnë rrymë, ujë ka shumë shpenzime veçanërisht ata që janë me fëmijë dhe persona më të moshuar, të sëmurë..
Ka ende hapësirë…

Paraqitja e rritjes së pagës minimale si arritje e madhe është politikë sensacionale, vlerëson ekonomisti Abil Baushi, megjithatë thekson se çdo rritje është shtysë e rëndësishme për atë kategori qytetarësh që varet nga ajo rritje.

“Sa do që ju mendoni se është arritje e madhe do ta shikoni se në fakt është diçka sa për të shuar zjarret sociale në shoqërinë tonë. Nëse e shihni inflacioni i çmimeve të produkteve bazë është deri në 35% dhe nëse e krahasoni me 2016 është një rritje prej 35%. Nëse e marrim një analizë të thjeshtë do të duhej edhe rroga minimale të ngrihej në 35%, edhe ajo mesatare edhe standardi jetësor i njerëzve, po nuk ndodhë kështu po ndodhë e kundërta.”– thotë ekonomisti Abil Baushi.

Përndryshe, shporta konsumuese nuk mund të mbulohet as me dy paga minimale. Ndërsa sa i përket përmirësimit të standardit jetësor sipas ekonomistit Abil Baushi një gjë e tillë është e pamundur derisa një rrogë mesatare nuk i tejkalon dy rroga minimale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu