Pamje të reja nga incidenti i McGregor, në autobus ndodhej edhe Ilir Latifi

Conor McGregor bëri një skandal të madh dy ditë më parë derisa sulmoi një autobus në Barclay Center në Brooklyn.

Luftëtari i sporteve marciale kishte goditur me shkallë autobusin ku ndodhej rivali potencial i ardhshëm i tij Khabib Nurmagomedov.

E gjesti i ka kushtuar irlandezit me arrestim nga policia e New Yorkut, por që është liruar pasi ka paguar kaucionin prej 50 mijë dollarëve.

Por video e re e publikuar nga UFC, shihet se në autobus ndodhej edhe sportisti shqiptar Ilir Latifi.

Fatmirësisht Latifi nuk ka pësuar asnjë lëndim por një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për mikun e tij i cili kishte gjak në fytyrë.

Për gjestin e McGregor ka folur edhe presidenti i UFC, Dana White.

White ndër tjera ka thënë se irlandezi ka mundur të përleshej në tetëkëndsh me Nurmagomedov dhe jo ta sulmonte autobusin. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu