Pamjet e frikshme të shembjes së ndërtesës në Turqi

Një person ka humbur jetën pas shembjes së një ndërtesë tre katëshe në Stamboll. Ekipet e emergjencës kanë mundur të shpëtojnë 8 persona.

Të gjithë kanë marrë lëndime, por dy prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këto janë pajmet të cilat janë kapur nga një kamerë sigurie e cila tregon pasagjerët që prisnin të hipnin në një autobus në momentin e shembjes. Fatmirësisht ata kanë mundur të shpëtojnë pa u rënë mbetje inerte nga shembja e ndërtesës.

Autoritet kanë evakuuar tre ndërtesa që rrethonin atë të shembur si masë paraprake sigurie.

Mësohet se në katin e parë të kësaj ndërtese ishte ngritur një biznes, në katin e parë kishte zyra ndërsa në katet e sipërme banonin familje.

Shembja e ndërtesës ngjall frikë tek qytetarët për qëndrueshmërinë e ndërtesave në një qytet i cili është i rrezikuar ndaj tërmeteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu