Stuhi të ashpra shiu kanë goditur Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë, duke shkaktuar përmbytje që shkaktuan të paktën tetë të vdekur. Në Stamboll, shirat e dendur përmbytën rrugë dhe shtëpi, duke shkaktuar të paktën 2 viktima, sipas një deklarate të guvernatorit.
Rreth një duzinë njerëz u shpëtuan pasi u bllokuan brenda një biblioteke, ndërsa disa stacione metroje u mbyllën. Lumenjtë kanë shkaktuar dëme të mëdha në rrugë dhe ura, duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë.
Uji ka vërshuar në rrugët e Stambollit duke marrë para çdo gjë.