Pas Shkupit, Tetova dhe Kumanova me më së shumti raste me coronavirus

Numri i rasteve aktive në Maqedoni u rrit me mbi 3.500, dhe përveç Shkupit, ku momentalisht ka 2.010 raste aktive, më së shumti raste ka Tetova (389) dhe Kumanova (219).

Në Shtip ka 161 raste aktive me coronavirus ndërsa në Strugë 145 raste.

Numri i personave të diagnostifikuar në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 6.625, numri i të shëruarve është 2.748 dhe numri i të vd ekurve është 321. Momentalisht në Maqedoni ka 3.556 raste aktive me coronavirus.

Në komunat e Shkupit më së shumti raste ka Çairi me 422 raste aktive, Aerodromi 154, Butelli 162, Gazi Baba 177, Komuna Qendër 141, Karposhi 160, Saraj 155, Kiselal Voda 114, Gjorçe Petrov 110, Studeniçani 110, Shuto Orizare 88, Haraçinë 51, Iliden 32,Petrovec 17, Çuçer Sandeva 20 dhe Sopishte 20.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu