Paul Pogba pritet të jetë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit

Paul Pogba pritet të jetë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, ku nga Juventus do të kalojë në Manchester United
Mesfushori francez, Paul Pogba shumë shpejtë pritet të transferohet nga Juventus në Manchester United, për shumë rekord prej 108 milionë euro.

Por, kjo nuk do të jetë shumë e vetme që do të paguaj Unitedi, pasi do të duhet të paguaj edhe 24 milionë euro agjentin e Pogbas, Mino Raiola.

Kësaj shifre do t’i shtohet edhe paga e Pogbas, e cila për 5 edicione do të jetë 123 milionë euro, apo nga 24 milionë euro në sezon.

Nëse mbledhim të tre këto pagesa të Unitedit, atëherë vetëm Poga do t’u kushtojë atyre hiç më pak se 255 milionë euro. /Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu