Pendarovski për ndryshimet kushtetuese: 2/3 e votave sigurohen vetëm duke biseduar me deputetët e opozitës

Presidenti Stevo Pendarovski thotë mënyra e vetme për të siguruar votat për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend është duke biseduar me deputetë të opozitës, shkruan TV21. Pendarovski thotë se është i bindur amendamenti për futjen e bullgarëve në Kushtetutë nuk e cenon sovranitetin e Maqedonisë së Veriut.

“Rruga e vetme që të arrihen 2/3 është të flisni me njerëzit e opozitës. Deputetët, politikanët nga radhët e opozitës. Nuk do të doja të shihja asnjë qasje tjetër në sigurimin e atyre 2/3 dhe ju siguroj që nëse futemi me qëllim të sinqertë që të kuptohemi, ju siguroj që argumentet janë në anën e neve, të atyre që…përfshi edhe mua, që besojnë se përmbajtja e këtij amendamenti të Kushtetutës, vendosjes së bullgarëve në Kushtetutë është beninje dhe në asnjë mënyrë nuk e cenon sovranitetin dhe pavarësinë, por kuptohen edhe rregën eurpiane të Maqedonisë”, tha Penadarovski./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu