Pensionohet Turan pas skandalit me gazetarin: Kombëtares i uroj suksese kundër Kosovës

Arda Turan i ka thënë lamtumirë kombëtares turke.

Futbollisti i Barcelonës, Turan ka konfirmuar se është pensionuar prej kombëtares së Turqisë.

Ai sot gjatë ditës ishte fjalosur me një gazetar në aeroplan ku edhe i kishte kapur edhe për fyti, e cila gjë kishte shkaktuar reagime të mëdha deri tek bojkotimi i konferencës për shtyp të Turanit.

“Mendoj se më shumë po i shkaktoj probleme kombëtares se sa po i sjelli dobi. Shpresoj se njerëzit do të më mbajnë mend për vepra të mira dhe jo si një ish-kapiten i ekipit”.

“Unë po pensionohem prej kombëtares. Suksese i uroj ekipit tonë kundër Kosovës dhe në ndeshjet tjera”, ka thënë Turan përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Ndryshe, Arda ka luajtur 97 ndeshje për kombëtaren duke shënuar 17 gola.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu