Përleshje mes grupeve në Prishtinë, ka të plagosur

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para disa minutash në lagjen “Ulpiana” në kryeqytet.

Indeksonline mëson se ngjarja ka ndodhur në një dyqan ushqimor, ku dy palët kanë qenë të armatosur.

Aty janë lënduar dy persona, ndërsa po sipas burimeve të redaksisë, i dyshuari ka ikur me një veturë të tipit “Golf”, ngjyrë ari.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu