Policia Financiare bastisë shtëpinë e Muhamed Zekirit

Policia ka kontrolluar shtëpinë time. Mund të kërkojnë dhe bastisin sa t’ju dojë shpirti, as nuk do t’më frikësojnë e as t’më ndalojnë, kështu shprehet Muhamed Zekiri, deputeti nga radhët e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, pasi që Policia Financiare dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të Ministrisë për Punë të Brendshme bënë bastisje në shtëpinë e tij, njofton Portalb.mk.

“Antikorrupsioni, Policia Financiare dhe Krimi i Organizuar në kuadër të Ministrisë për Punë të Brendshme ka kryer bastisje në shtepinë time dhe ka dhjetë ditë që më ndjekin. Policia sot ka vizituar shtëpinë time. Dua t’i porosisë se mund të hulumtojnë dhe bastisin sa t’ju dojë shpirti, as nuk do t’më frikësojnë e as t’më demotivojnë, përkundrazi edhe më shumë do t’më japin forcë dhe motiv për të vazhduar luftën kundër kriminelëve të vërtetë. E vërteta do të triumfojë, drejtësi do të ketë. Po të ishit në detyrë dhe po të hulumtonit dhe luftonit kundër krimit gjatë viteve të fundit edhe shteti do të lulëzonte. Krim mund të gjeni vetëm tek kriminelët e vërtetë, tek urdhërdhënësi juaj Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov dhe bashkëpunëtorët e tyre”, shkruan Muhamed Zekiri në fejsbuk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu