Policia në aksion, partitë politike vendosin pankarta pa miratim

Në SPB Shkup sot në orën 02:45 se është raportuar se në një gardh mbrojtës të një ndërtese në ndërtim e sipër në rrugën “Franjo Kluz”, nga nëpunësit policorë është vërejtur se N.B. (19), I.L. (19) dhe M.I. (20), të gjithë nga Shkupi, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes me automjet “Yugo”, me targa të Shkupit, ngjisnin pankarta të një partie politike, pa miratimin e duhur.

Pankartë parazgjedhore e një partie politike, siç kumtoi MPB, është vërejtur edhe në mbikalimin në rrugën “Luka Gerov” ndërsa edhe në transformatorin e EVN-së janë ngjitur pankarta nga një parti politike. Rasti është raportuar në orën 00:15 në SPB Shkup.

Më vonë në orën 01:07 të mëngjesit, është raportuar se në rrugën “4 korriku” në lagjen Deksion, nga nëpunës policor nga Stacioni Policore Gjorçe Petrov është vërejtur se B.S. (29) dhe V.R. (40), të dy nga Shkupi, se si vendosin banderola të një partie politike, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë miratim për të vendosur banderola.

Gjatë natës midis 2 dhe 3 të këtij muaji në zonën e Komunës Gjorçe Petrov, janë vendosur rreth pesë ose gjashtë banderola në disa lokacione. Po merren masa për zbardhjen e rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu