Presidenti dhe kabineti presidencial në Maqedoni mbeten pa rroga për muajin janar

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dhe kabineti i tij nuk kanë marrë rrogë muajin e fundit, sepse Ministria e Financave nuk ka mjete shtesë për pagat, konfirmuan nga Kabineti i Presidentit.

“Kabineti i Presidentit, në përputhje me Marrëveshjen Kolektive të nënshkruar me Sindikata e Punonjësve, parashikoi rritje të pagave prej 5 për qind vetëm për nëpunësit civilë që janë të punësuar në kabinetin e Presidentit. Kjo rritje nuk vlen për Presidentin, të emëruarit dhe këshilltarët e posaçëm në kabinet. Mjetet për buxhetin e vitit 2023 janë siguruar me kursime vetanake në buxhetin e institucionit tonë dhe për këtë nuk janë kërkuar mjete shtesë nga Ministria e Financave”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Presidentit.

Nga Kabineti i Pendarovskit thonë se ky arsyetim është i pabazuar.

“Kërkesa për mjete financiare për paga për muajin janar 2023, të cilën Kabineti i Presidentit e ka dorëzuar në Ministrinë e Financave, është bërë në përputhje me ligjin, në kuadër të mjeteve të miratuara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, shfrytëzuesi buxhetor-Presidenti dhe në përputhje me Marrëveshjen Kolektive për të punësuarit e Presidentit të Republikës së Maqedonisë”, shtojnë nga Kabineti./Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu