Pse Trump nuk dërgoi telegram urimi për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut?

Në vazhdën e urimeve për 28 vjetorin e peavarësisë së Maqedonisë së Veriut ka munguar urimi nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Ai nuk i ka dërguar telegram urimi presidentit Stevo Pendarovski.

Për këtë ka shkruar ish-diplomati dhe analisti i njohur, Arsim Zekolli, duke shtruar pyetjen në adresë të kabinetit të Pendarovskit se përse për herë të parë shefi i shtetit nuk ka marrë urim të drejtpërdrejt nga presidenti amerikan, porse këtë e ka bërë vetëm sekretari amerikan i shtetit.

“Ndoshta ndonjëri nga këshilltarët e Stevos do të na sqarojë se përse Obama dhe Tramp kanë uruar Ivanovin për 8 shtatorin, ndërsa Pompeo kanë uruar qytetarët. Patjetër duhet të jetë ndonjë keqkuptim, do ta sqarojnë këshilltarët”, ka shkruar Zekolli. Vite me radhë, presidentët e Maqedonisë së Veriut kanë pranuar telegrame urimi nga presidentët Trump, Obama, Bush dhe të tjerët.

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu