PSG nuk do të shes mesfushorin francez, Blaise Matuidi
Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi e ka konfirmuar se ata nuk do të shesin e as nuk do të blejnë më lojtar gjatë këtij afati kalimtar.
Numri një i kampionëve të Francës i mbyll kështu derën Juventusit, të cilët interesohen për Blaise Matuidi.
Al-Khelaifi deklaroi se 29-vjeçari ka akoma një kontratë 2-vjeçare dhe se është shumë i rëndësishëm për projektin e skuadrës së drejtuar nga Unai Emery dhe se asnjëherë nuk është menduar largimi i tij.