Pushteti në Egjipt dënon përfundimisht udhëheqësit e Vëllazërisë Myslimane

Një gjykatë egjiptiane nxori vendimin e saj përfundimtar kundër zyrtarëve të lartë të Vëllazërisë Muslimane të cilët ishin pjesë e administratës së Presidentit të ndjerë Mohamed Morsi. Ata u dënuan pas akuzave për spiunazh.

Aktgjykimet shënojnë fundin e një gjyqi pesë-vjeçar të zyrtarëve të rangut më të lartë të Vëllazërisë Muslimane dhe qeverisë Morsi të zgjedhur, e vetmja e zgjedhur në mënyrë demokratike, e cila u rrëzua nga pushteti nga një grusht shteti ushtarak në korrik 2013.

Sipas gjykatësit Mohamed Sherin Fahmy, 11 zyrtarë, përfshirë liderin e Vëllazërisë Mohamed Badie dhe zëvendësin e tij Mohamed Khairat el-Shater, janë dënuar me 25 vjet burg me akuzën e spiunazhit për fuqitë e huaja.

Të pandehurit e tjerë janë: Mohamed Saad El Katatny, Mohamed el-Beltagy, Essam El-Erian, Saad El-Hosseini, Hazem Farouk, Mohyi Hamed, Khaled Mohamed, Khalil al-Okeid dhe Ahmed Abdelati.

Pesë të tjerë u dënuan me burgim duke filluar nga shtatë deri në 10 vjet, ndërsa gjashtë u liruan, njofton AFP.

Ish këshilltari i sigurisë kombëtare në qeverinë Morsi, Essam El-Haddad u dënua me dhjetë vjet, sipas verdiktit përfundimtar të shpallur nga gjyqtari. Seanca ishte në transmetim të drejtpërdrejtë në kanalet pro-qeveritare. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu