Putin e lejon Erdoganin të futet në kabinën e avionit më të ri të Rusisë Su-57 (FOTO)

Udhëheqësi i parë i huaj që u fut në kabinën e avionit më të ri të Rusisë Su-57 ishte Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Gjatë një fjalimi të shkurtër në fillim të takimit në aeroportin ndërkombëtar “Jukovski” në Moskë, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, i shprehu falënderime presidentit rus Vladimir Putin për ftesën e bërë në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Aviacionit dhe të Hapësirës MAKS-2019

Erdoğan tha se ka gjetur mundësinë të shohë prodhimet e Rusisë për industrinë e mbrojtjes.

“Unë do të doja të shpreh kënaqësinë time për të parë të gjitha këto gjëra, nga avionët e udhëtarëve tek avionët e luftës, e deri tek helikopterët dhe tek të gjithë motorët që janë në prodhim. Sigurisht, gjithashtu kemi patur mundësinë të shohim edhe demonstrimet e avionëve luftarakë, ku të gjithë së bashku kemi parë avionët Su-34, Su-35 dhe ato të Su-57”, tha presidenti turk.

Pasi vuri në dukje se përveç të gjitha këtyre, studimet që lidhen me hapësirën janë shumë më domethënëse, Erdoğan shtoi se “Hapat e bërë lidhur me hapësirën në pikën shkencore kanë një rëndësi të madhe për të treguar se ku ka arritur Rusia në kuptimin shkencor. Ne i zhvilluam takimet tona me ata nga këtu dhe i uruam suksese në udhëtimet e tyre”.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu