Qeveria solli vendim për gjendje krize 30 ditore në kufirin jugor dhe verior

Qeveria sot në seancë, sipas konkluzionit nga mbledhja e shtatë e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me krizat, Qeveria e solli vendimin për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të vëllimit të rritur në hyrje dhe transitim të emigrantëve nëpër territorin e Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe për shkak të ekzistimit të pandemisë dhe rrezikut nga përhapja e KOVID-19, e cila do të zgjasë 30 ditë nga hyrja e tij në fuqi.

“Me këtë vendim konfirmohet gjendja ekzistuese e krizës në një pjesë të territorit të Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe atë në rajonet e kufirit jugor dhe verior të Republikës të Maqedonisë së Veriut, dhe aktivizohet Shtabi kryesor pranë Qendrës për menaxhim me krizat i cili do të jetë në mbledhje të përhershme i cili ka obligim të përgatisë plan aksionar për parandalim dhe ballafaqim me hyrjen dhe transitimin e emigrantëve nëpër territorin e Republikës të Maqedonisë së Veriut, si dhe kontroll të tërësishëm të resurseve të disponueshme njerëzore dhe materiale-teknike dhe plan për veprim të koordinuar”, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Ekzistimi i gjendjes së krizës i konfirmuar me këtë vendim, shtojnë nga Qeveria, do të zgjasë 30 ditë nga dita e hyrjes së tij në fuqi, ndërsa të gjitha organet e drejtorisë shtetërore janë të obliguara të ndërmarrin masa dhe aktivitete sipas dispozitave për menaxhim me krizat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu