Rama, drekë me Thaçin në Prizren

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar ditë më parë se të martën do të drekojë në Prizren me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka deklaruar se askush nuk ka ndonjë aspiratë për ndryshimin e kufijve me Shqipërinë, përkundrazi synojnë hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane. Thaçi, në punimet e Seminarit të 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Prishtinë, ka thënë se bashkëpunimi me Shqipërinë duhet t’i gëzojë të gjithë.

“Me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyera të bashkëpunimit institucional. Po ky bashkëpunim i yni duhet t’i gëzojë, sepse është bashkëpunim i standardeve dhe vlerave euroatlantike dhe në asnjë mënyrë nuk duhet shikuar me dyshim. Ne nuk e kemi asnjë aspiratë as si Kosovë, as si Shqipëri ndryshimin e kufijve përkundrazi hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane”, tha ai.

Thaçi po ashtu ka përshëndetur deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, në vizitën e fundit në Beograd, duke thënë se ishin fjalë të qëlluara dhe të sakta.(gazeta-Shqip.com)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu