Rama: Qarqe antishqiptare duan të më rrëzojnë nga pushteti

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS, Kryeministri Edi Rama deklaroi për protestën opozitare: “Çadrën e opozitës e duan ngritur edhe disa të huaj jashtë vendit që nuk radhiten ndër miqtë më të mirë të Shqipërisë”.

Gjatë intervistës në Top Story, Rama sqaroi se çfarë donte të thoshte me këtë fjali të tij që habiti jo pak ministrat, deputetët e opinionin publik.

Kryeministri nuk dha një përgjigje konkrete se cilët janë personat apo forcat e huaja që janë kundër qeverisjes së Edi Ramës, por saktësoi se nuk bëhet fjalë as për ndikime ruse.

Deklatata e Kryeministrit Edi Rama:

Partnerët tanë do dëshpëroheshin nëse Shqipëria do shkonte në drejtim të gabuar, nëse për interesa pushteti në Shqipëri do ndodhnin gjëra që i shkojnë kundër gjithë këtij procesi. Por partnerët tanë do të shqetësoheshin dhe do të mërziteshin.

Ka të tjerë që do të dëshironin një gjë të tillë. Kryetari i opozitës është në të drejtën e tij mos i dallojë kush janë miqtë e Shqipërisë dhe kush nuk janë miqtë më të mirë të Shqipërisë dhe ka të drejtë t’u kërkojë ndihmë këtyre të fundit.

Unë uroj që kurrë mos të jetë ky rast, por nga ana tjetër, siç partnerët tanë i kanë zhvillimet dhe duan të ketë zgjedhje të lira, të tjerë janë angazhuar për të kundërtën. Kaq them unë sot. Dhe këtu nuk flasim për armiq. Rusia nuk është armik, nuk e shikojmë si armik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu