Real Madridi ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit të Ligës së Kampionëve.
“Mbretërit” e patën të vështirë ndaj ekipit portugez që realizoi për 1 me 0 në minutën e 48 me golin e Cesarit. Kjo epërsi zgjati deri në minutën e 89 kur për Real Madridin shënoi Cristiano Ronaldo.
Heroi i këtij takimi ishte sulmuesi i rikthyer Alvaro Morata, i cili realizoi në minutën e pestë shtesë të këtij takimi.
Në krye të grupit pas ndeshjes së parë është Borussia Dortmundi që sot mposhti 6 me 0 Legian.