Refuzoi Shqipërinë se ndihej grek, por sot…

E mbani mend Sotir Ninin? Me siguri që po, pasi djaloshi shqiptar i lindur në Himarë shpërtheu në skenën e futbollit grek, por refuzoi të luante me Kombëtaren shqiptare.

Megjithatë, sot ai vuan për të gjetur një ekip ku të shprehë aftësitë e tija. Dikur, Nini arriti të bëhej shumë shpejt pjesë e ekipit të parë të Panathinaikos dhe mori nofkën “Messi i ri”.

Lojtari, edhe pse i lindur në Shqipëri, e cilësonte veten grek dhe zgjodhi të luante për Greqinë.

Por me kalimin e viteve nuk përmbushi asnjëherë pritshmërinë në fushën e lojës, në një karrierë që filloi të zbehej gjithnjë e më shumë. Sot, në moshën 27-vjeçare, Sotir Nini e sheh veten në Izrael, ku ka firmosur vetëm tri ditë më parë.

Nuk bëhet fjalë për një skuadër elitare apo me pretendime shumë të mëdha, por për Makabi Petah Tikva, një ekip i mesit të tabelës i cili ishte gati t’i jepte shansin e fundit Ninit për të bërë diçka me karrierën e tij, pas tre viteve, ku në total ai ka luajtur 50 ndeshje dhe vetëm pak ditë më parë u la futbollist i lirë nga Mechelen në Belgjikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu