Restorantet në Maqedoni: Dasmat janë shumë më sigurta te ne se sa nëpër oborre dhe banesa

Ata tashmë kanë dorëzuar propozime shtesë të protokolleve, por nuk ka përgjigje nga komisioni.

Disa prej propozimeve , sipas Martin Angellovskit, nënkryetar i Odës Ekonomike Turistike, është që të përgatitet lista e mysafirëve të pranishëm që e ka të gatshme dasmori dhe organizimi i dasmës në podium të caktuar.

“Siguria do të jetë maksimale sipas protokolleve për punë dhe shumë më e sigurt se sa shembujt e deritashëm ku njerëzit vetorganizohen pa pasur protokoll”, tha nënkryetari i OET, Martin Angellovski.

Ai bëri të ditur se Qeveria e Maqedonisë tashmë ka marrë vendim për organizimin e koncerteve, hapjen e kufijve dhe vendime tjera që kanë rrezik më të madh se sa dasma.

“Presim nga mbledhje e ardhshme e komisionit të miratojë rekomandime për hapjen e biznesve tona. Gjendja e të gjithë operatorëve ekonomik të cilët në mënyrë të drejtpërdrejt apo indirekt janë të ndërlidhur me restorantet e dasmave, si grupet muzikore, fotografët, kompanitë që bëjnë dekorime, lulishtet, artarët dhe rrobaqepëset është e keqe.Nëse nuk miratohen rekomandimet për hapje do ta përdorim të drejtën tonë demokratike për protestë”, tha mes tjerash Angellovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu