Rivalët e mundshëm të Real Madrid dhe Barcelonës në Champions

Ndryshe nga sezonet e kaluara, Real Madrid do të shkojë në shortin e 1/8 finale të Champions League, që hidhet të hënën, si skuadër e renditur e dyta në grup. Kjo si pasojë e ecurisë fantastike të Tottenham, që grumbulloi plot 16 pikë, ekipi më i mirë i fazës së grupeve. Kjo situatë e komplikon shumë vazhdimësinë e madrilenëve në Europë.

Kjo do të thotë se ekipi i Zinedine Zidane mund të përplaset me Manchester City, PSG, Manchester United dhe Liverpool. Secila nga këto katër skuadra paraqitet si rivale me vështirësi maksimale, sidomos duke pasur parasysh se Real Madridi do të duhet ta luajë ndeshjen e dytë (të kthimit) larg “Bernabeut”.

Megjithatë, ka edhe dy rivalë në “pjatë” apriori, që nuk do të kishin vështirësinë e katër të përmendurve më lart. Njëra do të ishte Roma, një ekip i kualifikuar në një nga grupet teorikisht “të vdekjes”, pasi iu imponua Chelsea dhe Atlético Madrid, ndërsa akoma më mirë Besiktas, i cili u kualifikua për herë të parë në grupin e vet, duke mundur Porto, Leipzig dhe Monaco.

Edhe Barcelona tashmë e di emrin e pesë kundërshtarëve të tij të mundshëm në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Skuadra e drejtuar nga Valverde e përfundoi fazën e grupeve si udhëheqëse e Grupit D. Dita e martë përcaktoi tre kundërshtarët e parë të Barçës: Bayern Munich, Chelsea dhe Basel. Një listë që u plotësua të mërkurën nga Porto, e cila mundi fuqishëm Monaco-n në xhiron e fundit dhe Shakhtar Donetsk, i cili mundi Manchester City.

Rregullat e shortit të nokautit të Ligës së Kampioneve e pengojnë Barçën të shohë fytyrat e tri skuadrave që përfunduan në vendin e dytë në grup. Katalanasit nuk mund të luajnë kundër Sevilla-s apo Real Madridit, sepse janë skuadra spanjolle, as kundër Juventusit, i kualifikuar në të njëjtin grup si Barça.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu