639 me 600 gola – Ronaldo dhe Messi do të vazhdojnë të rivalizojnë njëri-tjetrin derisa t’i varin atletet.
Për më shumë se një dekadë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në botën e futbollit dhe do të vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë deri kur t’i varin atletet.
Ata kanë thyer shumë rekorde me golat e tyre, që kanë qenë të shumtë çdo sezon – dhe duket se synimi është që t’i varin atletet me një numër të madh të tyre mbi supe.
Pavarësisht dallimit të madh në moshë (Ronaldo tashmë ka mbushur 33 vjeç ndërsa Messi ende nuk i ka mbushur 31), gara për ta përfunduar karrierën për më së shumti gola është shumë e ngushtë dhe natyrisht që favorizohet argjentinasi, pasi mund të luajë së paku dy sezone më shumë se CR7.
Gjatë karrierës së deri tanishme, Ronaldo qëndron para Messit. Portugezi ka shënuar 639 gola në karrierë, 39 më shumë se Messi, që shifrën e 600 e finalizimeve e arriti me magjinë kundër Atletico Madridit.
Nëse llogarisim këtu edhe asistimet, është Messi ai që prin. Argjentinasi ka pasur gisht në 846 gola (600 gola, 246 asistime), ndërsa Cristiano Ronaldo vetëm dy më pak, 844 (639 gola, 205 asistime),përcjell Gazeta Express.
Cristiano Ronaldo:
Manchester United: 118 gola – 292 ndeshje
Real Madrid: 437 gola – 427 ndeshje
Portugali: 79 gola – 147 ndeshje
205 asistime…
Ronaldo këto 639 gola i ka arritur në 897 paraqitje për klube dhe Kombëtaren e Portugalisë.
Lionel Messi:
Barcelona: 539 gola – 624 ndeshje
Argjentina: 61 gola – 123 ndeshje
246 asistime…
Messi këto 600 gola i ka arritur në 747 paraqitje, pra ka mesatare shumë më të mirë se rivali, Cristiano Ronaldo.










