Ka disa talent në rritje gjithandej botës së futbollit – me potenciale për t’u bërë superyje.
Por Cristiano Ronaldo, ylli i Real Madrid, ka thënë se nuk do të ketë të përafërt me të, shkruan Marca, përcjell Klan Kosova.
Ai llogarit se arritjet e tij dhe stili e bëjnë unike.
“Në fillim ëndërroja që të bëhem futbollisti më i mirë në botë”, ka thënë ai.
“Miqtë e mi më shikonin, kinse “çfarë je duke folur?”.
“Luaja për qejf, por që në mendje kisha potencialet dhe nisa me Manchester United”.
“Nuk shoh shumë njerëz me talentin tim, përkushtimin dhe etikën në punë”.
“Askush nuk mund që të krahasohet me mua, askush nuk do të mund të bëhet Cristiano Ronaldo”.
“Të tjerët do të jenë vetvetja, kurse unë vetvetja”.










