Ronaldo jep një mesazh të fuqishëm për fëmijët në Aleppo (VIDEO)

Tragjedia që ka pushtuar Alepo nuk kishte si mos ishte në vëmendjen e lojtarit më të mirë në botë për vitin 2016. ‘Ylli’ i Real Madridit Cristiano Ronaldo ka përcjellë një mesazh sensibilizues për të plagosurit dhe viktimat në Siri.

Fjalët e tij ishin të zgjedhura dhe shumë emocionuese duke bërë thirrje për të ndihmuar familjet në Aleppo.

“Përshëndetje! Kjo është për fëmijët në Siri. Ne e dimë që ju keni vuajtur shumë. Unë jam një lojtar shumë i famshëm por ju jeni heronjtë e vërtetë. Mos e humbni shpresën tuaj. Bota është me ju. Ne kujdesemi për ju. Unë jam me ty”, u shpreh Ronaldo. /InfoShqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu