Ronaldo: Natë magjike për ne, tragjike për Juventusin

Cristiano Ronaldo beson që Real Madridi është më i fortë se Juventusi.

Madridi janë duke kërkuar trofeun e dytë me radhë në Ligën e Kampionëve dhe Ronaldo është i bindur në fitore.

“Si e shoh të shtunën në mbrëmje? Me [Madridin] duke e ngritur kupën në qiell”, ka thënë portugezi për Fox Sports.

“Unë do të bëja një lojë të keqe, por Reali do ta fitoj Ligën e Kampionëve”.

“Juventusi është një ekip i shkëlqyer, do të jetë një përplasje e balancuar, por unë jam i sigurt se Real Madridi është më i fortë dhe ne duhet ta provojmë këtë në fushë”.

“Unë shpresoj që të jetë një natë magjike për ne dhe një tragjike për Juventusin”, ka thënë Ronaldo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu