Rusia i ofron Arabisë Saudite sistemin raketor S 400 pas sulmeve të fundit

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia mund të ndihmojë Arabinë Saudite duke i shitur sistemet për mbrojtje ajrore S-300 dhe S-400, pas sulmeve ndaj industrisë saudite të naftës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Arabinë Saudite dhe do të ishte e mjaftueshme që udhëheqësia politike e Arabisë Saudite të sjellë vendim qeveritar të mençur siç bënë liderët e Iranit duke blerë sistemin S-300 dhe siç bëri presidenti Erdoğan duke blerë sistemin e fundit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia”, tha Putin gjatë vizitës së tij në Ankara.

Oferta e presidentit rus vjen pasi dy sulmet me dronë goditën fabrikat Abqaiq dhe Khurais. Abqaiq është rafineria më e madhe e kompanisë shtetërore saudite, Aramco.

Pas sulmeve me dronë, Arabia Saudite përkohësisht ndërpreu prodhimin e naftës në dy fabrikat që drejtohen nga Aramco, që korrespondon me sasi prej pothuajse dy milion fuçi në ditë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu