Salah drejt rrugës së Ronaldos dhe Suarez, ja edhe sa gola i duhet për të arritur rekordin

Mohamed Salah ka arritur tashmë 30 gola në Premier League këtë sezon në një vit të mrekullueshëm në Liverpool.Asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë se 31 gola në një sezon të Ligës Premier të 38 ndeshjeve, ndërsa rekordi i të gjitha kohërave është 34 gola, kjo është kur liga përbëhej nga 22 skuadra që konkurronin në një sezon me 42-lojë, ndërsa tani zhvillohen vetëm 38 ndeshje, shkruan Gazeta BlicIsh ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, kishte shënuar 31 gola në sezonin 2007-2008 në Premier Ligë, sezon ky më i miri i portugezit në Angli.

31 gola ka edhe një ish tjetër sulmues i Liverpool-it, fjala është për Luis Suarez, anëtari i Barcelonës kishte shënuar në sezonin 2013-2014, këto gola.Egjiptiani e ka mundësin më të mirë qysh nesër përballë West Brom që ta barazojë rekordin e Ronaldos dhe Suarezit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu