Shaqiri falënderon të gjithë për mbështetjen gjatë vitit të kaluar (FOTO)

Ylli kosovar, Xherdan Shaqiri ka uruar të gjithë për festën e vitit të ri.

Lojtari i Stoke Cityt përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falënderuar të gjithë ata që e mbështeten gjatë vitit të kaluar.

“Ju ruoj juve dhe familjes shumë shëndet për vitin e ardhshëm, dhe flm shumë për mbështetjen gjatë vitit të kaluar”, ka thënë Shaqiri.

Kosovari që mbron ngjyrat e kombëtares zvicerane, dje (e shtune) që ishte dita e fundit e 2016-ës, u mposht nga Chelsea me rezultat 4-2./IndeksOnline


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu