Shaqiri jep premtimin për Çashkën: Nga Shtatori fillon mësimi në Gjuhë Shqipe

72 nxënësit shqiptarë në Komunën e Çashkës që prej vitesh po mësojnë në paralele në gjuhën maqedonase, ishin njëra nga temat e diskutuara me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton SHaqrir në emisionin Klan Debat.

Ministri Shaqiri mes tjerash theksoi se për zgjidhjen e kësaj çështjeje kanë punuar edhe ministrat paraprak nga BDI. AI tha se i ka takuar prindërit dhe u ka dhënë premtim atyre se kjo çështje do të zgjidhet.

“Në Jabollçisht të Poshtëm MASH-i do të investojë mbi 10 milionë denarë sepse shkolla atje është në gjendje shumlë të keqe.. Këto 72 nxënës janë nga vendbanime të ndryshme… Me prindërit kemi rënë dakord dhe e them publikisht për herë të parë këtu se nga shtatori duhet të fillojmë. Do bëj maksimumin, do shkoj personalisht do t’i takoj edhe Këshillin e shkollës edhe prindërit… Jam i bindur, do të bëj maksimumin dhe premtoj se do të fillojnë”, deklaroi Jeton Shaqiri./KlanMacedonia


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu