Shkodran Mustafi edhe më pranë Arsenalit

Shkodran Mustafi po përgatitet të bëjë një tjetër hap gjigant në karrierën e tij. Futbollisti nga Gostivari, që mbron ngjyrat e kombëtares gjermane, është prej javësh në radarin e Arsenalit, por vetëm në ditët e fundit janë intensifikuar tratativat.

Dëmtimi i Per Mertesacker, që do ta lërë mbrojtësin për disa muaj larg fushave të blerta, i ka hequr disa opsione në prapavijë trajnerit Venger. “Topçinjtë” kanë gati 25 milionë euro, teksa Valencia kërkon rreth 40, por vendimtare mund të jetë dëshira e lojtarit.

24-vjeçari nga Gostivari e di shumë mirë klasin e Premier League, pasi ka luajtur për dy vite e gjysmë me Evertonin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu