Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka komentuar rastin e mungesës së mësimit në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të shkollës së fshatit Idrizovë të Shkupit. Ai në një deklaratë për Lajm theksoi se është rast skandaloz dhe racist që nxënësve shqiptarë nuk u lejohet mësimi në gjuhën amtare.
Sipas tij, edhe pse bëhet fjalë për një rast racist, ministri i Arsimit, Arbër Ademi nuk mund t’ia merr kompetencat e arsimit, komunës së Gazi Babës që drejtohet nga një kuadër i LSDM-së, për të përmirësuar këtë padrëjtësi ndaj nxënësve shqiptarë.
Sipas Taravarit, ministri Ademi është i prirur të merret vetëm me komunat që drejtohen nga opozita shqiptare, siç është rasti i Gostivarit, të cilës në mënyrë të padrejtë i janë marrë kompetencat e arsimit. Prononcimin e plotë të Arben Taravarit mund ta ndiqni në videon më poshtë.










