Për shkak të ndeshjeve kualifikuese për kampionatin botërorë “Rusi 2018”, ku pjesëmarrëse është edhe reprezentacioni i Maqedonisë, skuadra e FC Shkupit nuk luan ndeshje në kuadër të Ligës së Parë. Për këtë shkak ekipi shkupjan të shtunën me fillim nga ora 14:30 do të luajë ndeshje kontrolluese më ekipin e Makedonija Gj.P. Ndeshja do të luhet në stadiumin e Çairit.
Sipas trajnerit Visar Ganiu në këtë ndeshje do tu jepet rast më shumë futbollistëve të cilët gjatë ndeshjeve kishin më pak minuta në duelet kampionale.
Futbollistët e Shkupit pas ndeshjes kampionale të fundjavës së kaluar kishin dy ditë të lira dhe më pas ka vazhduar me përgatitje të rregullta për dy ndeshjet e radhës që e presin në javën e ardhshme, kur të mërkurën do të luajë ndeshjen e dytë të 1/8 së Kupës së Maqedonisë kundër ekipit Akademija Pandev, të cilin e kishte fituar në ndeshjen e parë 0:1 në Strumicë, ndërsa të dielën me 16.10.2016 do të luhet derbi xhiros kundër Vardarit në Çair.