Drejtori ekzekutivi i Shoqatës “ALSAR”, në një prononcim tha se me shqetësim të madh kanë ndjekur zhvillimet e fundit dhe katastrofën humanitare si pasojë e përmbytjeve
Grupimi i shoqatave të shoqërisë civile nga Shqipëria nën përkujdesjen e Shoqatës Alternativa e së Ardhmes (ALSAR), në bashkëpunim me Organizatën Kulturore Humanitare “Merhamet” si pjesë e “Këshillit Koordinues të OJQ-ve për Përmbytjet”, shpërndanë disa pako me produkte ushqimore për familjet e prekura nga përmbytjet, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori ekzekutivi i Shoqatës “ALSAR”, Saimir Rusheku në një prononcim për gazetarët tha se me shqetësim të madh dhe trishtim të thellë organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri nën përkujdesjen e shoqatës “ALSAR”, kanë ndjekur zhvillimet e fundit dhe katastrofën humanitare si pasojë e përmbytjeve që ndodhën para 10 ditëve në Shkup dhe Tetovë.
Rusheku duke theksuar se i gjithë opinioni publik në Shqipëri është i solidarizuar me këtë rast, ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin me viktimat e përmbytjes. Ai tha se “Me iniciativën e Shoqatës Alternativa e së Ardhmes e cila në saj të bashkëpunimit me ‘Këshillin Koordinues të OJQ-ve për Përmbytjet’ gjenden këtu sot për të shprehur solidaritetin e tyre. Për të qenë përkrah vëllezërve të tyre në Shkup dhe Tetovë. Të gjithë ne së bashku i lutemi zotit që së pari shpirtrat e atyre që humbën jetë të prehen në paqe. Dhe njëkohësisht të gjithë atyre që kanë humbur të afërmit e tyre Zoti t’ia kompensoj me mirësi.”
Rusheku më tej theksoi se ky grupimi i shoqatave të shoqërisë civile gjendet në Shkup për të shpërndarë kontingjentin e ndihmave humanitare i cili është mbledhur në saj të fondit të solidaritetit.
Ai duke treguar se sot e lançojnë e projektin pesë ditor, tha se “Duke nisur nga dita e sotme dhe në pesë ditët tjera në vijim fillojmë me dhurimin dhe shpërndarjen e ndihmave apo vakteve të ngrohta ushqimore për 500 familje çdo ditë. Pra 2500 individë në ditët në vijim do të përfitojnë vakte të ngrohta ushqimore në saj të kontributit të mbledhur nga ky kontingjent i parë i fondit të solidaritetit për këtë fatkeqësi që ndodhi.
Drejtori ekzekutivi i Shoqatës “ALSAR”, në fund ka falënderuar të gjithë ata që mundësuan shpërndarjen dhe realizimin e ndihmave. /InfoShqip.com/