Julen Lopetegui është i ndërgjegjshëm se Shqipëria është një kundërshtar i vështirë për Spanjën e tij. Në konferencën për media në prag të duelit të nesërm në “Loro Boriçi”, trajneri tha se ekipi i tij nuk do të ketë presion përballë kuqezinjve.
Për Shqipërinë
“Nuk kemi aspak presion. E dimë që luajmë ndaj një kundërshtari të fortë. Shqipëria është një ekip që ka ardhur gjithnjë në rritje. E ka fituar kualifikimin në Europian, ndërsa ka fituar me Portugalinë dhe Francën. Jemi të ndërgjegjshëm që do të përballemi me një skuadër me nivel. Nuk kemi frikë, por e respektojmë maksimalisht kundërshtarin. Mendoj se këtë respekt Shqipëria e ka fituar nga ndeshja në ndeshje”.
Për formacionin
“Vetëm 48 orë më parë luajtëm një ndeshje shumë impenjative kundër Italisë. Lojtarët dhanë shumë, ndaj do të vlerësojmë gjendjen e të gjithëve e mandej do të vendosim kë do të hedhim në fushë e kë do të lëmë pushim. Serxhi Roberto ka bërë paraqitje të mira me Barcelonën në krahun e majtë, por te ne ka ardhur me disa shqetësime, ndaj do të shohim gjendjen e tij para se të vendosim”.
Për fushën
“Ishim disi të shqetësuar në fillim, por mendoj se terreni është në rregull. Tani detyra jonë është të përqendrohemi në atë që do të bëjmë në fushën e lojës nesër mbrëma”.
Për grupin kualifikues
“Jemi të vetëdijshëm që bëjmë pjesë në një grup shumë të vështirë. Kundërshtarët tanë janë ekipe të ngjeshura, por ne do të bëjmë më të mirën në harkun e dy viteve”.
De Gea konference Shkoder
Për Diego Kostën
“I tillë është stili i tij dhe mënyra e të bërit të gjërave. Megjithatë, për ne rëndësi ka që ai impenjohet maksimalisht me ekipin dhe jep kontribut të madh. Ne e pranojmë kështu si është, të tjerat nuk kanë rëndësi”.
Për gabimin e Bufonit
“Gabimet janë gjëra që ndodhin në punën e një portieri. Në Gjermani dhe Angli lojtarët vlerësohen shumë, kurse gabimet e portierëve vihen menjëherë në shënjestër dhe portierët kritikohen shumë”.
Për tifozët
“Në Shqipëri ka shumë mbështetës të Barcelonës dhe Realit të Madridit? Në fakt, mua më interesojnë më shumë ata të Mançester Junajtidit”. (qesh)
Tiago konference Shkoder
“Nuk janë vetëm ekipet e mëdha që duhen marrë seriozisht, por edhe ato që cilësohen si të vogla. Diferencat janë ngushtuar së shumti. Futbolli është i padrejtë, pasi mund të luash mirë e të ndëshkohesh nga një gol në minutën e fundit. Megjithatë, një barazim në fushën e Italisë nuk është rezultat aspak negativ”.