Nëse në letër, Shqipëria është dukshëm e favorizuar për sfidën e parë eliminatore të Botërorit ‘Rusia 2018’ kundër Maqedonisë, por statistikat i ulin me këmbë në tokë kuqezinjtë pasi historia flet ndryshe.
Të hënën në “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e parë zyrtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, që në të shkuarën numërojnë tetë përballje, që të gjitha ndeshje miqësore.
Kuqezinjtë kanë një bilanc dukshëm më negativ në duelet me maqedonasit, pasi kanë arritur të fitojnë vetëm një herë.
Kombëtarja shqiptare numëron kanë katër disfata nga Maqedonia, derisa në tre takime të tjera janë ndarë baras.