Shtatë arsyet që tregojnë sa i veçantë është Ronaldo

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, është kthyer dhe ka ndihmuar Real Madridin me dy gola për të fituar në ndeshjen e parë të sezonit në Ligën e Kampionëve, 3 me 1 ndaj Apoel Nicosias.

Portugezi po synon të fitojë titullin e tretë të Ligës së Kampionëve rresht si dhe të ngrejë trofeun për herë të pestë në karrierë.

“BBC” ka përmbledhur shtatë arsyet që tregojnë përse Ronaldo është futbollist dhe person i veçantë:

Ronaldo është futbollisti i vetëm që ka shënuar më shumë se 100 gola në Ligën e Kampionëve. Gjithsej 107

Ronaldo mund të zhunglojë me gjithçka. Madje edhe me një portokall.

Që nga sezoni 2009/10 ka shënuar më shumë gola në Ligën e Kampionëve se sa ish-skuadra e tij Manchester Unitedi. Ronaldo 92 – United 89.
Ronaldo ka hapur një muze të dedikuar për veten e tij.

Askush s’ka shënuar gola me kokë sa Ronaldo. Ai mban rekordin me 18 gola me kokë në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo është i jashtëzakonshëm dhe ai e di këtë. “Jam se më i miri. Jo vetëm sivjet, por gjithmonë”, është fjali që përdor ai për të përshkruar veten.
Portugezi ka fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu