“Si bir i prindërve shqiptarë, si fëmijë i luftës në Kosovë”, Robin Krasniqi meqin e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri”

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi, do të zhvillojë meqin e radhës në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, më 5 gusht të këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook, duke theksuar se e ka ndier obligim të bëjë një mbrëmje të madhe boksi në Prishtinë.

“Si bir i prindërve shqiptarë, si fëmijë i luftës në Kosovë dhe si kampioni i parë botëror, me prejardhje shqiptare, në boksin profesionist, gjithmonë e kam ndjerë obligim të bëj një mbrëmje të madhe të boksit në Prishtinë dhe tani ka ardhur koha, të dashur fansa dhe miq! Luftën e radhës do ta bëj në stadiumin e futbollit të Prishtinës (Stadiumi Fadil Vokrri) më 5 gusht 2023, duke i ofruar një Event të madhë atdheut tim. Unë po e pres me padurim këtë mbëmje dhe shpresoj që të kem bërë të lumtur edhe shumë prej jush miq të dashur”, ka shkruar Krasniqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu