Si janë rrogat minimale në vendet e Ballkanit dhe BE-së

Maqedonia e Veriut nuk është vendi me pagën më të ulët në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Derisa tani kemi rrogë minimale prej 18.500 denarëve apo 300 euro, nga muaji mars ajo do të rritet në 20.000 denarë apo 330 euro.

Portali Pari ka bërë një krahasim me rrogat minimale në Ballkanin Perëndimor.

Paga minimale më e ulët prej 264 eurosh paguhet në Kosovë. Me ndryshimet e vitit të kaluar, paga minimale për orë pune është 1.5 euro.

Që prej shtatorit të kaluar, pas rritjes me 17 euro, paga minimale në Shqipëri është 284 euro. Kjo lëvizje e qeverisë shqiptare ishte në kuadër të masave antikrizë.

Dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, kufiri ka lëvizur. Nga 280, minimumi është rritur në gati 305 euro.

Serbia me fillimin e vitit llogarit minimalisht 40.020 dinarë ose rreth 340 euro (rritje nga jo fort 43 euro). Është paraparë që çmimi minimal i punës për orë pune, pa taksa dhe kontribute, të jetë 230 dinarë, ose 1,96 euro.

Dhe Bullgaria, një nga anëtarët më të varfër të BE-së, e filloi vitin 2023 me një rritje të pagës minimale. Bëhet fjalë për një shumë prej 390 euro (780 BGN).

Në nivel më të lakmueshëm janë malazezët që kanë një pagë minimale prej 450 eurosh. Vitin e kaluar autoritetet vendore e rritën pagën minimale me 80 për qind. Dmth para kësaj minimumi ishte 250 euro.

SI ËSHTË NË BE?

Ndryshime në këtë fushë ka edhe në Kroaci. Nga 1 janari, minimumi është 560 euro, një shumë neto e pangarkuar nga taksat dhe kontributet. Kjo është një rritje prej rreth 12 për qind.

Sllovenia është përpara rajonit në shumë aspekte, duke përfshirë edhe pagën minimale. Pragu më i ulët i vlerësimit për punën mujore është 1203.36 euro, pasi rritja prej 12 për qind hyri në fuqi pak ditë më parë. Ndryshe, kostoja minimale e jetesës vitin e kaluar në tetor ka qenë 669.83 euro.

Edhe mes vendeve të zhvilluara të BE-së ka dallime sa i përket pagës minimale. Në krye të listës me një shumë prej 2776 euro është Luksemburgu. E ndjekur nga Belgjika me 1954, Holanda me 1934, Gjermania 1800 euro, Franca 1709 euro. Bëhet fjalë për fitime minimale pa taksa dhe kontribute.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu